Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në aksin rrugor “Fier-Patos”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin G. G., 38 vjeç. Drejtuesi i motomjetit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. C., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në qytetin e Fierit, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-Z. F., 67 vjeç pasi dje, te rrethrrotullimi i Savrës, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. Xh., për të cilin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi Z. F., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zh. G., 48 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 13 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.