Presidenti Donald Trump ndodhet ende në bordin e Air Force One, ndërsa pret mbërritjen e presidentit rus Vladimir Putin në Alaska.
Gjatë kohës së pritjes, Trump ka përshëndetur senatorët e Alaskës, Lisa Murkowski dhe Dan Sullivan, si dhe guvernatorin Mike Dunleavy, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
Marrëdhënia mes Trump dhe Murkowski ka qenë shpesh e tensionuar, pasi senatorja ka kundërshtuar disa prej nismave të tij në Senat.