Ballina Shqiperia ime Humb jetën duke u larë në det një 70 vjeçar, shkak arresti...

Humb jetën duke u larë në det një 70 vjeçar, shkak arresti kardiak

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.