Ballina Shqiperia ime Fier – Arrestohet 41-vjeçari që dogji tokën pranë urës në Hoxharë e...

Fier – Arrestohet 41-vjeçari që dogji tokën pranë urës në Hoxharë e Vjetër

Fier – Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke ndezur zjarr pranë urës së fshatit Hoxharë e Vjetër, nga ku flakët u përhapën dhe dogjën një sipërfaqe toke me bimësi e shkurre.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme gjatë aktit të zjarrvënies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre, duke paralajmëruar se kushdo që shkel ligjin do të ndëshkohet. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.