Ballina Shqiperia ime Fier – 26-vjeçari përfundon në spital pasi u përplas tek vizat e...

Fier – 26-vjeçari përfundon në spital pasi u përplas tek vizat e bardha nga automjeti në rrugën “Ramiz Aranitasi”

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. K., 38 vjeç, ka goditur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.