Ballina Shqiperia ime Fier-Në timon të dehur – Plagoset 61-vjeçarja, dy shoferë përfundojnë në pranga

Fier-Në timon të dehur – Plagoset 61-vjeçarja, dy shoferë përfundojnë në pranga

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. D., 65 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Sh., 34 vjeçe.

Për pasojë u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, pasagjerja në mjetin bujqësor, shtetasja L. D., 61 vjeçe;

-A. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.