Çmimet kanë shënuar rritje të mëtejshme në korrik. Referuar të dhënave të INSTAT, inflacioni i korrikut arriti në 2.5%, nga 2.4% që ishte në qershor.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,17 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,02 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %,“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % dhe “Shëndeti” me 0,4 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,4 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8 %, “mish” me 3,5 %, “fruta” me 1,8 %, “peshk” me 1,4 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 1,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje me 1,2 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2 %, “Transporti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.