Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shtërmen, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal vaditës. Dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht.
Trupi i pajetë është transportuar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet ekspertiza për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.