Ballina Aktualitet Rama në Vlorë, takim në Bashki

Rama në Vlorë, takim në Bashki

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.

Në krah të Ramës ishte edhe ministri Arban Mazniku, i cili e shoqëroi gjatë vizitës. Rama u drejtua direkt në Bashkinë e Vlorës për një takim të rëndësishëm.

Në këtë takim pritet të jenë të pranishëm, përveç stafit të bashkisë, edhe deputetët e qarkut të Vlorës.