Ballina Shqiperia ime Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit


‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’
, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin eProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. dukefotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestuashtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.