70-vjeçari shpëtohet nga mbytja në plazhin e Semanit

Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare.

I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjarët e tij, kur u pikas nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë.

Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë dhe, duke ndjekur protokollin e ndihmës së shpejtë, arritën të stabilizonin frymëmarrjen e pushuesit.

Pak minuta më vonë, 70-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas trajtimit në spital, i moshuari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.