45-vjeçari shqiptare është kthyer në hero,ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën...

45-vjeçari shqiptare është kthyer në hero,ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën e avionit (VIDEO)

224
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi ndaloi një person i cili tentoi të hapte derën emergjente të avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit nga Tel Avivi për në Londër.

Victor Troboloni, ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen. Ai ka treguar ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli.

Gjithashtu ai u shpreh se kur e pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit, nisi të dyshonte dhe po e vëzhgonte gjatë gjithë kohës.

E pashë duke ecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike.. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai. Më tej Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur.


S'KA KOMENTE