Tjetër financim për parkun diellor në Karavasta

Tjetër financim për parkun diellor në Karavasta

125
SHPËRNDAJE

Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC). Përmes një njoftimi për shtyp, IFC e cilësoi financimin si ndihmë për Shqipërinë për të përmirësuar qëndrueshmërinë e saj klimatike, të diversifikojë burimet energjitike dhe të rrisë burimet e pastra dhe të përballueshme të energjisë.

Së bashku me këtë hua, kredia totale për realizimin e kësaj vepre energjetike arrin në 99 mln euro, duke qenë se ajo është pjesë e një pakete më të gjerë financimi që përfshin një kredi 28 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 30 mln euro nga grupi i bankës Intesa Sanpaolo. Në total, projekti ka një vlerë prej 135 mln euro, ndërkohë që duket se afatet për nisjen e operimeve do të shkelen.

Kjo pasi, sipas marrëveshjes përfundimtare të firmosur midis kompanisë Voltalia dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që u bë publike, gjatë miratimit të kontratës midis kompanisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për lidhjen e impiantit me rrjetin e transmetimit të energjisë. Prodhimi  energjeisë parashikohej të niste në 30 qershor të këtij viti.

Ndërkaq, IFC risjell në vëmendje se Shqipëria mbështetet pothuajse tërësisht në burime hidrike për prodhimin e energjisë, i cili është sezonal dhe i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje të vendit për energji. “Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet për shkak të uljes së reshjeve vjetore e cila pritet të vazhdojë më tej.

Kërkesa vjetore për energji në Shqipëri pritet të rritet me 77% deri në vitin 2030 dhe prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet e mëdha pritet të ulet me rreth 15%-20%”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e IFC.

SCAN

S'KA KOMENTE