Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? 

Rishtypja e kartëmonedhave, cilat prerje do emetohen? 

132
SHPËRNDAJE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë. Sipas “Bankës së Shqipërisë”, ky vendim parashikon plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para’, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.

Siç dihet emetimi i kartëmonedhave sjell përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Hedhja në qarkullim e dy prerjeve të fundit të serisë së re në vitin 2022, ndihmoi në prezantimin e plotë të saj në ekonomi. Emetimi i një serie të re kartëmonedhash dhe shtimi i saj me kartëmonedhën me prerje 10,000 lekë, kanë rezultuar të suksesshme në plotësimin e kërkesave të ekonomisë shqiptare në vlerë edhe në strukturë.

Sipas raportit vjetor të Bankës, gjatë vitit 2023 vlera e monedhave kombëtare në qarkullim arriti në 408 miliardë lekë ose 6.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Vihet re një rritje eksponenciale, pasi krahasuar me fundin e vitit 2022 konstatojmë një ulje me 3% të numrit të kartëmonedhave në qarkullim. Kjo rënie dhe rritja e vlerës së tyre në qarkullim ka ardhur për shkak të përmirësimit të strukturës në qarkullim, që lidhet me rritjen e numrit të kartëmonedhave të prerjeve të mëdha, kryesisht 10.000 dhe 5,000 lekë.

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2023, u përpunuan rreth 104.5 milionë copë kartëmonedha kundrejt 100.8 milionë copësh në vitin 2022. Ato u kontrolluan njëkohësisht për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim.

Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë. Ajo përcakton format, peshat, masat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor brenda vendit

/SCAN

S'KA KOMENTE