Të gjithë sytë nga euro, por zhvlerësimi i dollarit shumë më i...

Të gjithë sytë nga euro, por zhvlerësimi i dollarit shumë më i fortë 

155
SHPËRNDAJE

Ndërsa vazhdimisht e masim tendencën mbiçmuese të lekut në raport me monedhën e përbashkët evropiane, shumë pak vëmendje i kushtohet zhvlerësimit drastik të dollarit në Shqipëri. Një vështrim i kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2023 tregon se euro është zhvleftësuar në terma vjetorë me rreth 10% në lekun, ndërsa dollari me rreth 15%, duke arritur zhvleftësim rekord prej mbi 16% gjatë sezonit turistik të vitit të shkuar.

Më specifikisht, kursi usd/lek regjistroi mesatarisht 94.2 lekë në muajin dhjetor 2023, nga 100.0 lekë që ishte në muajin shtator. Mbiçmimi vjetor i lekut ndaj dollarit në tremujorin e katërt u zbut në 15.1%, nga 16.8% që ishte një tremujori i mëparshëm.

Siç është edhe trendi sezonal, dollari nisi të rikuperonte disi terren gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti. Për muajin janar ai qëndor në vlerat rreth 95 lekë dhe mes të shkurtit ai kaloi vlerën e 97 lekëve, por gjithësesi duke mbetur në parametra nënçmues dyshifrorë ndaj lekut, rreth 11% më të ulëta se një vit më parë.

E ngjashme, por diçka më e butë është trajektoria e kursit të këmbimit euro-lek, që  dikton në masë të madhe edhe kursin dollar-lek. Kuotimi i euros zbriti në mesatarisht 102.8 lekë në muajin dhjetor, nga 106.9 lekë që ishte në muajin shtator, me një mbiçmim të lekut prej 3.8% në këtë periudhë. Mbiçmimi vjetor i lekut shënoi 10.4% gjatë tremujorit të fundit të vitit, nga 10.2% që ishte në tremujorin e tretë.

Gjatë muajit janar, leku nisi të nënçmohej gradualisht, sikurse është tipike në këtë periudhë. Ai arriti vlerën më të ulët në 5 janar në raport me euron, në kuotën e 104.71 lekëve, për të mbetur rreth vlerëve të 103.5 lekëve deri në mesin e shkurtit.

SCAN

S'KA KOMENTE