Gjykata Fier le ne burg 34 vjecarin nga Divjaka me akuzen e...

Gjykata Fier le ne burg 34 vjecarin nga Divjaka me akuzen e marrdhenieve seksuale me nje 14 vjecare

180
SHPËRNDAJE







Bashkëjetonte me 14-vjeçaren, gjykata Fier sot vendos masen per 34-vjeçarin Aranit Arapi nga Divjaka

Eshte shoqeruar mengjesin e sotem ne Gjykaten e Fierit 34 vjecari Aranit Arapi nga Divjaka pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur 14 vjecare nga Roskoveci.Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia ne mbremjen e  10  janarit 2023.. Trupi gjykues e kryesuar nga gjyqtare Klodiana Kryeziu dhe prokurore Oliana Gjergjefi duke ju referuar ceshtjes ne fjale dhe pas shqyrtimit te provave dhe deshmive ka vendosur :
1 Vleftesimin si te ligishem te ndalimit per personin nën hetim A:
datelindjes (r
2 Caktimin si masé sigurimi personale shtrenguese ndaj personit nën hetim
Ar
i, até te “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga neni 238 i
K.Pr. Penale.

  1. Urdherohet Policia Gjyqésore per ekzekutimin e ketij vendimi.

Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjecare . E mitura që prej muajit Mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë.

Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. 34 vjecari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Pas denoncimit të radhës, Arapi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës.
Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë.
Thonë se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit, e mitura është larguar nga banesa e tij dhe është nën asistencën e psikologëve dhe sociologëve.

S'KA KOMENTE