Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

224
SHPËRNDAJE


Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ditën e djeshme plagosi me thikë kunatin e tij dhe më pas i dëmtoi edhe makinën.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati me motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policise:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE