Konflikt mes adoleshentesh, arrestohet 17 vjecari

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet adoleshentëve.

Arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohen në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar, të implikuar në konflikt.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilin i arrestuari, gjatë konfliktit, dëmtoi lehtë 16-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tërmeti me magnitudë 7.4 shkund Tajvanin

Të paktën katër të vdekur dhe rreth 50 të plagosur është bilanci nga tërmeti 7.4 që goditi Tajvanin.
26 ndërtesa raportohet gjithashtu se janë dëmtuar dhe disa të shembura në qarkun Hualien.
Pas tërmetit ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine, alarme që erdhën gjatë orëve të para të mëngjesit.

WATCH: Dashcam captures 7.4 quake on highway in eastern Taiwan pic.twitter.com/P6oJetpML7

— BNO News (@BNONews) April 3, 2024

Banesa përfshihet nga flaket ,humb jeten i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa për pasojë një 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Raportohet se banesa ku jetonte i moshuari i identifikuar si Guri Resulaj ndodhet pranë sheshit “Omonia” në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e  dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi 74 vjeç, (tetraplegjik).   

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin.

Pranga 3 shqiptarëve në Itali,u kapën me 9 kg drogë

Policia e Cles në Trentino ka arrestuar tre shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin. Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip Audi me tre persona në të, ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë të fshehura në kroskotin e mjetit.

Policia ka ushtruar një kontroll edhe në shtëpinë e të riut shqiptar që drejtonte makinën. Atje ndodheshn dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët tentuan të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.

Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces. Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Spini di Gardolo.

Greqi-Kishte shkuar për ta denoncuar, 28-vjeçarja goditet për vdekje me thikë para komisariatit nga ish-partneri

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.

Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën.

Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar kreun e grupit parlamentar të DP, Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht deputetin e Berishës Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.” njofton Olsi Rama, ndërsa shton se mbetet në dispozicion të hetimit.

Arrestohet i riu ne Fier, i dehur ne timon perplaset me nje automjet dhe plagos 3 persona

Fier

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 56 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa leje, në tokën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Do vras politikanët”, u kap në 2023 me arsenal armësh, dënohet me 6 vjet burg ,37 vjecari

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i riu që u kap ne janar të 2023 pasi mbante disa arme me vete dhe i veshur me jelek anti-plumb.

Leka, 37 vjeç pati deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanet e Lezhës. Mbi te renduan akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe për këto vepra penale ai u dënua me 9 vite burg, por përfitoj nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve.

Ai iu nënshtruar edhe vlerësimit psikoligjor për shkak të rrethanave të lëvizjes dhe dëshmisë së tij. Ai u ndalua pranë fshatit Ishull-Shëngjin pasi policia ishte sinjalizuar nga të afërmit e tij duke shmangur një ngjarje të mundshme kriminale.

Atij ju gjeten dhe ju sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 anti-plumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi ndërsa nuk rezistoi gjatë ndalimit.

Pas ndalimi, Leka u tha oficerëve të policisë se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët”. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve, 37-vjeçari rezultoi të kishte qenë person dhe me precedent të mëparshëm penal