Ne Fier festohet 111 vjetori i Policise se Shtetit

Ne Fier festohet 111 vjetori i Policise se Shtetit

86
SHPËRNDAJE

Fier

Ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj, u zhvillua ceremonia zyrtare e 111 -vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të institucioneve të ndryshme ligjzbatuese, veteranë dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc PANGANIKA, pasi falenderoi të ftuarit dhe pjesëmarrësit, në fjalën e tij përshëndetëse ka vleresuar kontributin e çdo punonjësi policie në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve si dhe në luftën pa kompromis ndaj krimit.

Policia e Shtetit ka bërë zhvillime të rëndësishme në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj me krijimin e strukturave të përshtatshme dhe të afta, për t’u përballur me sfidat që ofron koha, me trajtimin dhe menaxhimin e personelit policor, zhvillimin e teknologjisë së informacionit, implementimin e modelit të ri të policimit, me qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.

S'KA KOMENTE