Shi dhe ulje temperaturash , si do te jete moti sot?!

Shi dhe ulje temperaturash , si do te jete moti sot?!

8
SHPËRNDAJE

Vendi ynë do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultësirën Perëndimore. Ndërsa reshje disi më të pakta do të ketë në zonat malore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë pasdites ku rrebeshet e shiut do të jenë prezente. Po ashtu priten edhe mini-stuhi të forta ere dhe breshëri në zona të izoluara. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

S'KA KOMENTE