Greqi-Kishte shkuar për ta denoncuar, 28-vjeçarja goditet për vdekje me thikë para...

Greqi-Kishte shkuar për ta denoncuar, 28-vjeçarja goditet për vdekje me thikë para komisariatit nga ish-partneri

54
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.

Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën.

Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

S'KA KOMENTE