Ndalohen nga Policia një mjek e infermier ne Fier pasi moren ryshfet nga nje pacient

Fier

Morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, vihen në pranga 2 shtetas (një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor).

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;
-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Pacientja ndërroi jetë, prokuroria dërgon në gjyq mjekun e spitalit rajonal Fier për neglizhencë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B. nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.
Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N. ndërroi jetë.

Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse gjimnazi,vihet në pranga 37-vjeçari.

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.

Qeveria miraton marrveshjen me Italine per emigrantet

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN    E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE   TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN   E MIGRACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Nën akuzë edhe për inceneratorin e Fierit, arrestohet 32-vjeçari qe i shkaktoi shtetit një dëm prej 5 milionë euro

Policia e Durrësit ka çuar në pranga Regan Merdanin, 32-vjeç, i cili është dënuar me 3 vite burg për krijimin e skemave masjhtruese me TVSH-në. “Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore”, sqaron policia.

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona. SPAK ka siguruar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, dhe disa të tjerë, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

U thirr dy ditë më parë në SPAK, ish-kryebashkiaku i Fierit jep detaje

Nga Fieri, ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, në një prononcim për mediat ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me aferën e shumëpërfolur të Ujësjellësit. Zeqaj ka pohuar se në SPAK ka dëshmuar se Ujësjellësi ka qenë i pavarur nga kryetari i bashkise dhe të gjitha vendimet jane marrë permes bordit .

Zeqaj ka pohuar gjithashtu se vendimet kanë qene të pakonsultuara me të nderkohe qe ka theksuar se dëshmia e dy diteve me pare në SPAK nuk ka lidhje me nje mesazh te derguar nga Ahmetaj .

Ndërkohë Zeqaj shprehet i bindur ne zbardhjen e kesaj çështjeje te nxehtë nga SPAK .

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për autorin dhe ja percjell per gjykim

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit Orges Xhelili i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit Orges Xhelili i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.

Në nëntor të vitit 2022 Orgest Xhelili goditi me thike kryetarin e bashkisë duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme pë jetën. Njëkohësisht ai goditi me thikë edhe shoferin e kryebashkiakut, shtetasin G.B i cili ndërhyri për të parandaluar sulmin.

Kujtojmë që avokati i 46 vjeçarit Orges Xhelili deklaroi se shkak për sulmin, është bërë një çështje për të cilën SPAK ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi në lidhje me abuzimin me tenderat publikë. 

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u godit me thikë pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës. Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi, Gazmend Bullari ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti dhe ai i plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua në 09:30 (11 nëntor) pas godinës së bashkisë, ndërsa autori i dyshuar 46-vjecari Orges Xhelili, u prangos menjëherë. 

Ngjarja paraprakisht dyshohet se ndodhi për dy shkaqe. Burimet thanë se Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtore poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet, sipas burimeve, ndërsa zyrtarisht policia dhe prokuroria thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit

Kontrolle në çerdhet dhe kopshtet në vend! 81 subjekte pa licencë 2 ne Fier, nën hetim pronarët dhe administratorët 

Në zbatim të planit operacional për kontrollin e subjekteve private parashkollore (çerdhe dhe kopshte), për të verifikuar ligjshmërinë e veprimtarisë në këto subjekte dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore shtetasit që e kryejnë këtë veprimtari, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Policisë, prej disa ditësh, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë vendin.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte, në të gjithë vendin, dhe kanë kryer veprimet procedurale sipas ligjit, për 81 subjekte ku ka rezultuar se veprimtaria kryhej në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë, janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte në të cilat kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt, nga këto: 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

-Për pronarët/administratorët e këtyre 63 subjekteve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të drejtorive vendore të Policisë kanë referuar materialet procedurale në prokuroritë respektive, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

-Për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore. Këto subjekte do të ndëshkohen me masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.

-Qarku Tiranë/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pronarët/administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit:

A. B., 37 vjeçe, I. M., 49 vjeçe, L. O., 62 vjeçe, A. Y., 39 vjeçe, Xh. H., 68 vjeçe, M. Sh., 49 vjeçe, B. Gj., 60 vjeçe, G. T., 48 vjeç, A. N., 38 vjeç, F. D., 50 vjeçe, E. E., 42 vjeçe, B. H., 41 vjeçe, A. R., 55 vjeçe, B. M., 53 vjeç, E. K., 46 vjeçe, E. Th., 56 vjeçe, M. M., 20 vjeçe, Sh. R., 57 vjeçe, N. Q., 46 vjeçe, G. S., 48 vjeçe, I. M., 33 vjeçe, Gj. S., 61 vjeçe, P. U., 58 vjeçe, M. T., 58 vjeçe, B. Z., 31 vjeç, B. Z., 30 vjeç, J. M., 34 vjeçe, D. J., 35 vjeçe, E. D., 47 vjeçe, E. P., 45 vjeçe, L. P., 36 vjeçe, M. K., 34 vjeç, M. A., 47 vjeçe, A. A., 41 vjeç, M. J., 34 vjeçe, dhe E. N., 32 vjeçe, A. Sh., 41 vjeçe, A. H., 34 vjeçe, E. S., 35 vjeçe dhe N. Gj., 34 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

-Qarku Durrës/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pronarët e subjekteve, shtetasit: D. J., 55 vjeçe, Z. D., 59 vjeçe, M. C., 31 vjeçe, K. D., 29 vjeç, A. K., 52 vjeçe, A. R., 52 vjeç, E. M., 39 vjeçe, E. Sh., 33 vjeç, N. G., 59 vjeçe, E. S., 49 vjeçe dhe L. K., 39 vjeçe, të gjithë banues në Durrës.

-Qarkun Lezhë/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për administratorët e subjekteve, shtetasit: E. Sh., 55 vjeç, P. K., 65 vjeç, D. Ll., 29 vjeçe dhe F. T., 70 vjeç, të gjithë banues në Lezhë.

-Qarku Shkodër/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për administratoret e subjekteve, shtetaset E. B., 25 vjeçe, D. B., 40 vjeçe, B. M., 26 vjeçe dhe E. A., 35 vjeçe, të gjitha banuese në Shkodër.

-Qarku Fier/ Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për administratoret e këtyre subjekteve, shtetaset E. K., 47 vjeçe, banuese në Fier dhe B. M., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë.

-Qarku Vlorë/Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pronaren e subjektit, shtetasen E. T., 44 vjeçe, banuese në Vlorë.

-Qarku Gjirokastër/Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për administratoren e subjektit, shtetasen F. S., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

-Në qarqet e tjera janë ushtruar kontrolle në dhjetëra çerdhe dhe kopshte, ku nga verifikimet rezultoi se veprimtaria kryhej sipas përcaktimeve ligjore, me dokumentacion të rregullt.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha çerdhet dhe kopshtet private, për evidentimin e të gjitha rasteve kur veprimtaria në këto subjekte kryhet në këndërshtim me ligjin, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin sipas ligjit, të pronarëve/administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët duke mos plotësuar standardet për kryerjen e kësaj veprimtarie mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, që nëse kanë informacion për çerdhe apo kopshte që kryejnë veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, të denoncojnë në strukturat e Policisë ose në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe profesional, në bazë të ligjit.

Operacioni është në vijim, për të verifikuar çdo paligjshmëri në të gjitha zonat policore në shkallë vendi.