Goditi mesuesen me karrige, arrestohet nxënësi 16-vjeçar. 

Adoleshenti që goditi me karrige arsimtaren në Lezhë ka përfunduar në prangat e policisë. Ndaj 16-vjeçarit me iniciale G. P., janë ngritur dy vepra penale, ajo e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Përvetësuan tokën me vlerë 2.7 ml euro, ‘e pësojnë ‘ motër e vëlla në Vlorë (Emrat)

Prokuroria e Vlorës sekuestroi 13.750 m2 tokë në fshatin Gjilek të Himarës. Motër e vëlla, kishin  përvetësuan tokën me vlerë 2.7 mln euro me dokumente të falsifikuara. Nga Prokuroria u vendos masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për Elton Markon dhe masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Larisa Markon.

Njoftim i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË
TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM VLORË

Përvetësuan 13.750m2 tokë me dokumente të falsifikuara në Himarë, Prokuroria Vlorë sekuestron pasurinë me vlerë 2.7 mln euro, masë sigurie për motër e vëlla.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, pasi nga hetimet u provua se është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara.
Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051 të vitit 2021, me kërkesë të prokurorisë u vendos masa e sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin E.M. si dhe masa e sigurimit“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasen L.M.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se këta shtetas plotësojnë elementët e veprës penale “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 190/2 dhe 287, paragrafi i 2 të K.Penal.

Për regjistrimin e pronës shtetasja L.M., inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859. Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve E.M. dhe L.M., janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.

Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK).
Nga hetimiuprovua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qënë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.

Po kështu,nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumentave të falsifikuara.
Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve E.M. dhe L.M. Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2.

SPAK sekuestron një pasuri të bashkëshortit të Olta Xhaçkës, dyshohet se e përfitoi me dokumente false

Në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, SPAK ka vendosur që të ngrijë pasurinë truall prej 5512 metër katror të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, aty ku po ndërton vila luksoze si investitor strategjik.

Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet. 

Pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Gore dhe bashkëshortin e Xhaçkës.

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, gjykata lë në burg 2 prej të akuzuarve

Gjykata e  Vlorës ka lënë në burg 2 prej 4 të akuzuarve në lidhje me përdhunimin e një 26-vjeçareje në qytetin  e Vlorës.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku A. C. dhe O. T, tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe shtetasi V.K, të dy të shpallur në kërkim, detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e Faxneës Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin. “Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi

Dhunë në shkollë, nxënësi godet me karrige mësuesen

Një ngjarje e rende ka ndodhur në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Mësuesja me inicialet M.P., është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditje me karrige. 

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen. Është e paqarte perse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje. 

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje te rende ndërsa ditën e nesërme pritet qe te zhvillohet një proteste nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

U kapën me rreth 170 kg kanabis, përfundojnë në pranga 4 shqiptarë dhe 2 grekë

Whatsapp Image 2023 10 25 At 09.19.30

Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia e Tripolit në Greqi pas një hetimi disamujor. Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë nga 39 deri në 45 vjeç, banues në Athinë dhe dy grekë, 62 dhe 64 vjeç.

Grupi kriminal vepronte prej prillit 2023 duke trafikuar drogë në Athinë dhe Arkadia nën drejtimin e shqiptarit 45 vjeçar.

Grupi kishte kultivuar drogë në një plantacion në Gortynia dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin.

Policia gjatë operacionit ka sekuestruar 169 kg kanabis, 4 automjete, 8 celularë, 3 peshore, 15 mijë euro, 1 pistoletë revolver, 3 fishekë dhe sende të tjera.

Deri tani besohet ky grup ka siguruar mbi 600 mijë euro nga shitja e kanabisit.

Gjermania pritet te kaloje Japonine si ekonomia e trete me e madhe ne bote

Ekonomia e Gjermanisë parashikohet të kalojë atë të Japonisë si e treta më e madhe në botë në 2023, ndihmuar nga një dobësim i jenit kundrejt dollarit dhe euros.

Parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë produktin e brendshëm bruto nominal të Gjermanisë në 4.43 trilion dollarë këtë vit, krahasuar me 4.23 trilion dollarë për Japoninë.

Projeksionet vijnë pasi jen-i po shkon pranë pikës 160 kundrejt euros dhe po i afrohet nivelit më të ulët 33-vjeçar kundrejt dollarit.

Euro arriti për herë të fundit 160 jen në gusht 2008. Dobësia e jenit është shkaktuar kryesisht nga ndryshimet thelbësore në politikën monetare.

Rezerva Federale dhe BQE kanë rritur normat e interesit nga nivelet më të ulëta të pandemisë për të trajtuar inflacionin, ndërsa Banka e Japonisë ka qëndruar në modalitetin stimulues, ndërsa synon të ushqejë rritjen e çmimeve pas viteve të deflacionit.

Ndërsa Fed dhe BQE pritet të mbajnë të pandryshuara normat në mbledhjet e tyre të ardhshme, ka të ngjatë që pritshmëritë që kostot e huamarrjes do të qëndrojnë më të larta për më gjatë të ruajnë presionin mbi jenin.

BOJ do të mblidhet javën e ardhshme mes spekulimeve për ndryshime të mundshme në kontrollin e yield-eve të obligacioneve, por ekspertet nuk presin që të marrë fund politika e normave negative të interesit deri në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, shifrat tregojnë gjithashtu për një rritje më të qëndrueshme afatgjatë në Gjermani që pritet të shqetësojë politikëbërësit në Japoni ndërsa ata shqyrtojnë detajet e paketës së tyre të fundit ekonomike.

“Është e vërtetë që potenciali i rritjes së Japonisë ka rënë prapa dhe mbetet i ngadaltë,” tha të martën ministri i ekonomisë japoneze Yasutoshi Nishimura kur u pyet për parashikimet e FMN-së.

“Ne dëshirojmë të rifitojmë tokën e humbur gjatë 20 apo 30 viteve të fundit. “Ne duam ta arrijmë këtë përmes masave të tilla si paketa jonë e ardhshme.”

Kryeministri Fumio Kishida tha të hënën se paketa e stimulit ekonomik përfshin një zgjatje të subvencioneve të energjisë, një masë që synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës së kostos së jetesës të shkaktuar nga inflacioni më i fortë i Japonisë në dekada.

Ai tha se do të merren gjithashtu hapa për të siguruar që të vijojë vrulli në rritje i pagave së bashku me një formë të reduktimit të taksave.

Shifrat e FMN-së tregojnë se gjermanët ka të ngjarë të ndihen shumë më mirë se japonezët. Produkti i brendshëm bruto mesatar për person në Gjermani parashikohet në 52,824 dollarë krahasuar me 33,950 dollarë në Japoni.

KESH: Ne nentor nis prodhimi i energjise nga TEC-et lundruese

KESH tha se të dy TEC-et lundruese janë në fazë testimi e certifikimi, dhe ende nuk ka përfunduar kolaudimi i tyre që të merren në dorëzim nga KESH.

Prodhimi i energjisë nga këto asete gjeneruese termike pritet të nisë në fund të muajit nëntor, dhe sipas informacioneve që Report TV ka siguruar kostoja për një megavat të prodhuar nga këto TEC-e do të jetë mesatarisht 150-170 euro, por nuk përjashtohet që çmimi të ndryshojë në varësi të çmimit të lëndës djegëse.

Këto TEC-e u morën me qira në mes të krizës së çmimeve të energjisë, kur çmimi për megavat arriti deri në 1000 euro në bursë, por tanimë çmimet luhaten poshtë 150 euro për megavat.

Deri më tani për këto dy TEC-e janë paguar 42.2 milionë lekë për mbërritjen dhe zhdoganimin e tyre si edhe 1.7 milionë euro për furnizimin me vaj lubrifikues që do të përdoret nga këto dy TEC.

Ndërkohë KESH konfirmon se për këto dy TEC-e ende nuk është bërë asnjë pagesë qiraje siç është e parashikuar, pasi pagesat do të nisin pas marrjes në dorëzim të tyre dhe fillimit të prodhimit të energjisë.

Ndërkohë që do të paguhet edhe për mirëmbajtjen e tyre dhe për blerjen e lëndës djegëse. Fillimisht u tha që sasitë e para të energjisë nga këto dy asete do të prodhoheshin në nëntor të vitit të kaluar, por më pas Ministria e Energjisë u shpreh se prodhimi nis në fillim të vitit 2023.

Dy platformat lundruese pritet të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike, dhe të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas.

Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qiraja ditore për këto anije është 63 mijë dollarë.