Merret peng 47 vjeçari për nje borxh te pashlyer

Merret peng 47 vjeçari për nje borxh te pashlyer

296
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar është marrë peng në Tiranë, nga dy vëllezër, për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e tij kundrejt autorëve.

Mesohet se dy vëllezër e kanë marrë forcërisht në makinë 47-vjeçarin, ku më pas e kanë kanosur dhe dhunuar.

Burime bëjnë me dije se shtetasit Alban Bejo dhe Fatmir Bejo në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë shtetasin Gjergji Fela.

Policia ka mundur që të arrestojë njërin prej autorëve, dhe të shpallë në kërkim vëllanë tjetër, që ka marrë pjesë në pengmarrje.

Njoftimi i policisë:

I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE