Perplasen 3 automjete,plagoset pasagjerja

Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Banka e Shqipërise blen sërish euro/ Tërheq nga tregu edhe 16.5 milionë euro 

Banka e Shqipërisë ka vijuar që të tërheq valutë nga tregu.Në ankandin e radhës sipas kalendarit të planifikuar është tërhequr mbi 16.5 milion euro për efekt të rezerves valutore..Në total nga tregu janë tërhequr që prej muajit janar rreth 230 milion euro.

Ndërkohë që deri në fund të këtij viti në total parashikohet që të blihen rreth 300 milionë euro .Kjo tërheqje e monedhës europiane vjen në një moment që euro ka pësuar një dobësim të fortë përballë lekut shqiptar.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 103 lekë i cili rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej fillimit të muajit gusht.Pas blerjes së valutës është ritur edhe rezerva e Bankës së Shqipërisë .Rezulton se në fund të 9-mujorit 2023, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka thënë më herët se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojten e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste dhe, ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës.

Por, nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i Lekut mund të dëmtojë rëndë sektorët eksportues të ekonomisë, duke përfshirë turizmin dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Kaosi në Kuvend, reagon Kryeministri Rama 

Reagon kryeministri Edi Rama për ngjarjet në Kuvend. “I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.”, tha Rama.

Prokuroria në sallën e seancave plenare pas tymueseve e zjarrit të vënë nga Foltorja

Tym dhe flakë”. Kjo ishte panorama e seancës plenare të kësaj të hëne në Kuvend, ku deputetët e Foltores shkaktuan sërish tensione dhe kaos.

Deputeti Flamur Noka, por dhe të tjerë, ndezën flakadanë duke shkaktuar tym në sallë, ndërsa mori flakë dhe një objekt në një prej tavolinave ku qëndrojnë deputetët opozitarë.

Në lidhje me këtë, një ekip i Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në sallën e Kuvendit, për të parë elementët që shkaktuan zjarrvënien si dhe për të parë kamerat e sigurisë.

“Sali Berisha dhe Gazment Bardhi e quajnë një fitore të opozitës, së kauzës së saj dhe akuzuan mazhorancën se përdorën Gardën e Republikës. Prokuroria e Tiranës ka ardhur në Kuvend, ka mbërritur një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien, për të parë kamerat e sigurisë. Një flakadan iu hodh kryeministrit, por garda e bllokoi atë”

Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

Seanca e sotme, që zgjati pak minuta u shoqërua me tensione.

Deputeti i PD Flamur Noka ndezi flakadanë në foltoren e Kuvendit, teksa në një prej tryezave të deputetëve të opozitës, ra edhe zjarr. Deputetja Blerina Gjylameti i hodhi ujë zjarrit për ta fikur e më pas ndërhynë edhe efektivët e Gardës.

Megjithë këtë situatë deputetët e Partisë Socialiste ngritën kartonët për të votuar të gjithë pikat e rendit të ditës. Mes tymit dhe flakës me 83 vota pro u votua në parim projektbuxheti 2024.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të buxhetit të vitit 2024 me votat e PS-së, mes kaosit dhe tensioneve në Kuvend. 

Gjatë fjalës së tij jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se flakadanët në Kuvend që vendosi opozita, dogjën procedurën antikushtetuese.

“Ata kaluan brenda 5 minutash këtë akt. Jemi këtu si proces klandestin. Buxheti, akt themelor i këtij parlamenti, duhet të merrte të gjithë dimensionet. Nuk ka evidenca as për votim, dhe as për cicërim të shërbëtores së Ramës, Lindita Nikollës. Kjo dëshmon drejtësinë dhe betejën pa kthim të opozitës. Pasi u bë e pamundur hajdutëve që të mbrojnë vjedhjet e tyre dhe të mashtrojnë shqiptarët. I bëri të pamundur Ramës që të ligjërojë vjedhjen e gjobës më të madhe. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese. A e pe ti se Rama po ndiqte FB tim. Aty ishte kohë proteste.”, tha Berisha.

Nis seanca, opozita ndez tymuese. Nikolla përjashton Nokën

Nis seanca zyrtarisht, opozita ndez tymuese. Nikolla përjashton Nokën.

Avokati i Berishës në Apel, ankimon masën e sigurisë për ish kryeministrin

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka mbërritur në Gjykatën e Apelit për ankimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit.

Këtë të hënë, në orën 09:00, pritet të shqyrtohet në Apel edhe ankimimi i avokatëve dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkojnë shuarje të masës së sigurisë.

GJKKO është përpjekur ta gjejë Berishën edhe në Kuvend, pasi dështoi të marrë firmën e tij në seli e shtëpi, për ta vënë në dijeni për masat e sigurisë.Sali Berisha rrezikon të përballet me një masë të re nëse refuzon sërish paraqitjen në SPAK. Në orën 10:00, Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK, sipas urdhëresës së GJKKO, në zbatim të vendimit të gjykatës të dhënë më datën 26 tetor në kuadër të hetimeve për aferën e kompleksit Partizani

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, dhjetëra të arrestuar

Një operacion anti-drogë në disa provinca të Italisë ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës teksa janë lëshuar disa urdhër-arreste.

Operacioni u shtri në provincat e Cagliari, Sassari, Nuoro, Genoa, Forlì Cesena, Ravenna, Firence, Pescara dhe Teramo.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Cagliarit dhe të kompanisë Quartu Sant’Elena, së bashku me departamentet territoriale dhe të specializuara dhe mbështetjen e drejtimit qendror, kanë kryer dhjetëra masa paraprake për shoqërimin me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bëhet fjalë për një bandë italo-shqiptare që vepronte kryesisht në Sardenjë, Liguri, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo, e cila është goditur.