Makina përplas për vdekje 65vjecarin qe po kalonte ne anen tjeter te rruges ne Plug-Saver

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person ka humbur jetën për pasojë.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet me shpejtësi teksa tentonte të kalonte rrugën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

Goditi me grushte policin dhe i mori armën, arrestohet 34 vjecari

Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është  proceduar në gjendje të lirë në Tiranë.

Ata dyshohet se mbrëmjen e të shtunës janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një punonjës Policie jashtë shërbimit.

Pas kësaj, të dy personat i kanë marrë armën e shërbimit efektivit dhe janë larguar nga vendngjarja.Sakaq, autoritetet thonë se 34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku dhe ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Bardhi bën thirrje për “luftë”, kreu i grupit: Në Parlament me çdo kusht!

Sali Berisha dhe 22 deputetë të tjerë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi, me ndëshkimin maksimal të 10 ditëve, sepse bllokuan  seancën e fundit. Komisioni i Etikës ka shkruar se dënimi fillon më 20 tetor dhe përfshin edhe ditën 30 tetor.

Demokratët llogarisin se nëse përfshihet dhe e hëna, dënimi i tyre është 11 ditë, dhe e konsiderojnë këtë të papranueshme, kur dënimi maksimal në Rregullore është 10 ditë. Por Bardhi dhe Berisha kanë bashkuar forcat duke kërkuar të hyjnë në Kuvend me çdo kusht, duke mos e konsideruar të hënën pjesë të përjashtimit.  Bardhi ju ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve që janë pranë tij dhe Berishës, që të hyjnë në seancë të paktën 30 minuta përpara fillimit.

Të nderuar kolegë, Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.

Garda e Republikës është njoftuar shkresërisht që të mos i lejojë 23 deputetët të futen në seancë, dhe nëse Kuvendi nuk e rillogarit dënimin, kjo do të përbëjë arsyen e parë për përplasje.

Në çdo rast, edhe po të mungonte ky episod, seanca pritej e tensionuar, pasi Sali Berisha u vu nën hetim për korrupsion dhe ju arrestua dhëndri. Nga ana e saj, mazhoranca ka kërkuar nga Garda e Republikës masa paraprake që opozitarët të mos lejohen që të bllokojnë karriget e kryetares së kuvendit dhe ministrave, siç bënë herën e fundit. Oficerët e sigurisë do të jenë më herët në sallë, për të mos lejuar ngjitjen e demokratëve në vendet e qeveritarëve.

Irani paralajmëron-“Krimet e Izraelit kanë kaluar vijën e kuqe”

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se vendi i tij nuk do t’i vërë veshin thirrjes së fundit të SHBA-së ndaj kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke argumentuar se “krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe”.

Në një postim në X të dielën, Raisi paralajmëroi se zhvillimet e fundit rreth Gazës “ mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

Në një intervistë me Bloomberg TV të premten, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza “ do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon. ”

Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan se po ” zgjeronin operacionet tokësore ” në enklavën palestineze pas ditëve të tëra sulmesh ajrore me raketa.

Spitali Memorial i Fierit, diagnostikime përmes angiografisë cerebrale

Në spitalin Rajonal Memorial Fier kanë filluar të realizohen me sukses procedurat e para të diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide (arterieve kryesore që furnizojnë trurin me gjak) dhe arterieve cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Ky ekzaminim mjekësor mini-invaziv përdor rrezet x dhe identifikon problematikat shëndetësore të enëve të gjakut në tru, tek pacienti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, duke shprehur mirënjohjen për ekipin multidisiplinar turko-shqiptar të Spitalit Memorial, ka bërë të ditur sot se “në Njësinë e Strokut në Spitalin Rajonal Memorial Fier, realizohet me sukses procedura e diagnostikimit të patologjive të arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale. Kjo procedurë realizohet duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore nëpërmjet një kateteri duke krijuar pamje imazherike të avancuara, për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale te pacienti.

Nga kjo ndërhyrje pacienti ka këto përfitime shëndetësore: Angiografia Cerebrale eliminon nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tek pacienti.

Kjo metodë pranohet si standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale. Nëpërmjet angiografisë bëhet vlerësimi nëse lezionet e vazave që furnizojnë trurin kanë indikacion për trajtim kirurgjikal/ endovaskular apo konservativ.

Ekipi Multidisiplinar është i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë si dhe teknikë imazherie të trajnuar. Në ekip morën pjesë mjekë specialistë neurologë, neurokirurgë, radiologë, intervencionues dhe kardiologë. 

Nga fillimi i procedurës në muajin shkurt 2023 janë realizuar deri më sot 6 raste të referuara nga shërbimi i neurokirurgjisë në QSUT dhe nga spitalet rajonale në vend.

Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi terrorin nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet – që sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte – goditën linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë. Komunikimi është rivendosur sipas kompanive lokale të telekomunikacionit dhe atyre që ofrojnë shërbime të internetit.

Banorët thanë se sulmet e fundit ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjitha rrugët që çojnë për në spitalin Shifa në Qytetin e Gazës, që gjendet në pjesën veriore të territorit të rrethuar. Izraeli tha se shumica e banorëve kanë respektuar urdhrin e tij për t’u larguar në jug, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka shënjestruar të ashtuquajturat zona të sigurta.

Dhjetëra mijëra persona po strehohen në spitalin Shifa, që është i mbushur me pacientë që janë plagosur gjatë sulmeve ajrore.

“Shkuarja deri te spitali është bërë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Mahmoud al-Sawah, që po strehohej në spital. “Duket se ata kanë shkëputur lidhjet në këtë zonë”, shtoi ai, raporton AP.

Ndërkaq, Abdallah Sayed, banor i Qytetit të Gazës tha se bombardimet izraelite gjatë dy ditëve të fundit “ishin më të dhunshmet dhe më intensivet” që kur ka nisur lufta.

Ne qytetin shqiptar filmohet gjarpëri me dy koka 

Të gjithëve na ka ndodhur të shohim gjarpërinjë në realitet ose në foto dhe video, por një qytetar në Elbasan ka filmuar një gjarpër me dy koka. Video është publikuar në rrjete sociale dhe komentet kanë qenë të shumta për këtë gjarpër të “çuditshëm”.

Izraeli tërheq përfaqësuesit diplomatikë nga Turqia

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka deklaruar se do të rishikojnë marrëdhëniet me Turqinë, pas deklaratave të fundit.

Cohen ka urdhëruar madje kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në Turqi, transmeton Klankosova.tv.Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të bërë një rivlerësim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë”, shkroi Cohen.Përndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, të shtunën u bëri thirrje turqve të marrin pjesë në “Tubimin e Palestinës” që do të mbahet në aeroportin Ataturk të Stambollit, aktualisht i papërdorur.Ai i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve në Gaza pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet në territorin palestinez.