Kapet me 1 kh kokainë , arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Kapet me 1 kh kokainë , arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

222
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga, pasi është kapur duke transportuar 1 kilogramë lëndë narkotike teksa ecte në qytetin e Venecias në Itali.

Mësohet se sjelljet e dyshimta të shqiptarit kanë bërë që efektivët italianë të ushtrojnë një kontroll ndaj tij, duke zbuluar rreth 1 kilogramë kokainë.

Sipas deklaratës së efektivëve 35-vjeçari vazhdimisht kthente kokën duke kontrolluar nëse dikush po e ndiqte, gjë që ka sjellë dhe reagimin e policisë, që më pas gjeti kokainën e mbështjellë me një qese letre.

S'KA KOMENTE