Si ka nisur kjo jave per monedhat e huaja?!

Si ka nisur kjo jave per monedhat e huaja?!

257
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një rënie të kuotës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 105.5 lekë dhe duke u shitur me 106.4 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një zbritje të vlerës këtë të hënë teksa është blerë sot me 107.3 lekë dhe është shitur me 108.3 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë duke u blerë sot me 122.3 lekë dhe është shitur me 123.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE