Dollari në ‘rënie të lirë’ – Stabilizohen Paundi dhe Euro

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Stabilizohen Paundi dhe Euro

86
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa në raport me ditën e martë është blerë sot me 106.1 lekë dhe është shitur me 107 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe Franga zvicerane blihet sot me 115.5 lekë dhe shitet me 116.3 lekë dukë shënuar edhe ajo zbritje të kuotës krahasuar me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës pasi është blerë edhe sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure duke vijuar edhe sot të blihet me 128.7 lekë dhe të shitet me 130 lekë në raport me dje.

S'KA KOMENTE