Shuhet zjarri ne Peshtan, Fier, forcat e ushtrise monitorojne sot vijen e...

Shuhet zjarri ne Peshtan, Fier, forcat e ushtrise monitorojne sot vijen e zjarrit

109
SHPËRNDAJE

Situata konsiderohet e normalizuar pas shuarjes se zjarrit ne masivin pyjor me pisha ne kodrat e Peshtanit ne Fier. Prej mbremjes se djeshme zjarri eshte shuar dhe vene nen kontroll nga forcat zjarrfikese te Fierit, Patosit e Roskovecit dhe ndeehyrjes nga ajri te helikopterit

.Pasditja e djeshme ka qene edhe situata me kritike nga zjarri pasi u rindez dhe doli jashte kontrollit duke shkuar ne afersi te rruges rurale Fier-Cakran .


Nisur nga kjo situate dhe terreni i veshtire qe ben te pamundur nderhyrjen e mjeteve zjarrfikese ,u kerkua ndihma dhe nderhyrja e helikopterit qe pas nje operacioni prej mbi nje ore e gjysem ka arritur te ndal perhapjen e flakeve ne masivet me ullinj

.Kujtojme gjithashtu se gjate pasdites se djeshme ka zbritur vet ne terren nga ka inspektuar situaten edhe ministri i brendeshem Taulant Balla i cili eshte shprehur se per zjarrvenesit do te kete ndeshkim sipas ligjit.

Pas zjarrit qe perfshiu masivin pyjor me pisha ne Peshtan te Fierit organet e drejtesise dhe policia kanw zbuluar dhe kane bere arrestimin e nje 28 vjecari si shkaktarin e zjarrvenies.


Duke ju referuar informacioneve te marra nga drejtuesi i zjarrfikesve te Fierit Zija Hyka pas 3 ditesh ne lufte me flaket demi i shkaktuar ne kete zone shkon ne 30 ha kryeisht pyll pish dhe dushk. Edhe dicka per situaten e sotme.

Ne masivin pyjor ne peshtan kane shkuar sot rreth 40 forca te ushtrise dhe 30 forca zjarrfikese si dhe 3 mjete zjarrfikese qe po monitorojne situaten ne te gjithe vijen e zjarrit .
Sipas drejtuesit te zjarrfikesve diten e sotme po behet e mundur shuarja e vatrave te zjarrit te vogla ne dukje por qe mund te riaktivizohen nga temperaturat e larta dhe influencimi nga era.

S'KA KOMENTE