Shtohen centralet diellore rritet sasia e energjise në prodhim 

Shtohen centralet diellore rritet sasia e energjise në prodhim 

65
SHPËRNDAJE

Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të muajit tetor të këtij viti arriti në 20, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi.

Njëri prej impianteve të rinj hyri në prodhim në muajin tetor. Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit.

Gjithsesi, të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore. Sipas të dhënave të përpunara nga SCAN,  për periudhën janar – tetor të këtij viti sasia e prodhuar nga impinatet fotovoltaike arriti në 1% të totalit. Në total, nga këto impiante u sigurua rreth 72 546 mWh energji.

55,678 mWh e kësaj sasie u prodhua nga centralet e lidhur me rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërsa pjesa tjetër prej 16,868 mWh u gjenerua nga centrale në treg të lirë. Gjithsesi, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit ka nisur operimin centrali diellor i Karavastasë, që pritet të sjellë një rritje të sasisë së energjisë të prodhuar nga dielli.

SCAN

S'KA KOMENTE