Përmbyset makina , humb jetën shoferi dhe plagosen 3 turistë

Përmbyset makina , humb jetën shoferi dhe plagosen 3 turistë

186
SHPËRNDAJE

Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë. Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi., banues në Sarandë.

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE