Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurisë së të dënuarit për drogë

 Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurisë së të dënuarit për drogë

935
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së një të dënuari për drogë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.K., i cili rezulton i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 2 të vitit 2022 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për konfiskimin e pasurisë së shtetasit M.K., si më poshtë:

-Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103m2, Zona Kadastrale 8270, Tiranë

Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit M. K., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE