Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

663
SHPËRNDAJE

Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjyakata ka dhënë vendimin që pjesën e mbetur të dënimit ish ministri Tahiri ta kryejë në shtëpi .

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Matilda Fetahu. do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Vendimi:

“1. Pranimin e kërkesës.

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

VENDOSI

Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.

  1. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

S'KA KOMENTE