Problematikat e Fierit te djeshem dhe realiteti i sotem, si ka ndryshuar...

Problematikat e Fierit te djeshem dhe realiteti i sotem, si ka ndryshuar qyteti

906
SHPËRNDAJE

Pas viteve 1990 qyteti i Fierit dhe bashke me ndryshimet e sistemit te dikurshem qyteti pesoi ndryshime demografike qe u pasuan me ndertime kaotike (kioska, lokale e ndertime pa kriter). Pas viteve 2013 qyteti i Fierit do te hidhte hapat e pare drejt ndryshimeve me rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”, ndertimin e rruges “Skemderbeu” ne lagjen “Liri ” e “8 Shkurti” dhe hartimin e projektit rehabilitues te Pedonales “Muharrem Agolli”.


Nderhyrjet rrenjesore qe sollen revolucioninn e vertete ne gjithe infrastrukturen e Fierit nisen ne vitin 2015 me Projektin e Qeverise Rama “Rilindja Urbane”.
Deri ne keto vite Fieri misheronte pamjet e nje qyteti te zymte me nje qender te pa identifikueshme, me nje infrastrukture rrugore teresisht te amortizuar, fasada pallatesh te vjeteruar, me nje lum qe dilte nga shtrati e permbuste 3 – 4 here cdo vit, me nje treg ne qender te qytetit qe te sillte nder mend pazaret famekeqe te vendeve te treta dhe qe ishin fatura me e madhe financiare bashke me bizneset qe shtriheshin pergjate lumit, me lloj lloj ndertimesh kaotike dhe pa kriter ne oborret e shkollave, institucioneve, mjediset publike dhe ne te gjithe territorin, me nje siperfaqe te konsiderueshme vetem 200 m nga qendra e qytetit qe ishte kthyer ne geto dhe me problematikat me bazike ne te gjithe bashkine e re te Fierit.
Pastrimi I lumit

Gjanica dhe zgjerimi i shtratit te tij ishte puna e pare e ndermarre nga kryetari I sapozgjedhur Armando Subashi, rezultatet e se ciles u ndjene menjehere ne muajt e pare te nderhyrjeve me eleminimin e daljes nga shtrati te lumit. Me pas u vijua me shembjen e te gjitha ndetimeve pergjate lumit dhe nisjen e Rikualifikimit Urban te Qendres se Fierit.

Ishte projekti me madhor I gjithe ketyre viteve qe perfshiu, jo vetem rehabilitimin e lumit, apo rikonceptimin e qendres, por edhe ndertimin e nje parkimi te nendheshem me nje kapacitet prej 100 automjetesh me standard dhe kosto te ulet. Ketij investimi madhor te qeverise shqiptare prej 8 milion euro do ti bashkangjiteshin edhe rikonstruksioni I rrugeve kryesore te qytetit, te cilat se bashku me Rikualifikimin Urban te Qendres dhe lumin Gjanica i dhane Fierit nje pamje te nje qyteti Modern duke lene pas te kaluaren e zymte disa dhjetra vjecare.

S'KA KOMENTE