Presidenti dekreton ministrat e rinj/ Pirdeni dhe Gonxhja bëjnë betimin

Presidenti dekreton ministrat e rinj/ Pirdeni dhe Gonxhja bëjnë betimin

30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e tre ministrave të rinj në kabinetin qeveritar të kryeministri Rama.

Ditën e sotme në presidencë ishin të pranishëm, ministrat Ervin Mete, Adea Pirdeni dhe Blendi Gonxhja, së bashku me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla dhe sekretarin e qeverisë Ëngjëll Agaçi.

Para presidentit u betuan ministrat e rinj, Blendi Gonxhja dhe Adea Pirdeni. Ndërsa Ervin Mete tashmë do të jetë vetëm ministër i Financave pasi ekonomia iu la në dorë Gonxhjas, së bashku me Kulturën dhe Inovacionin.

Njoftimi i Presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot Ceremonia e Betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Znj. Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe z. Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

S'KA KOMENTE