E shqetësonte zhurma, shqiptari terrorizon punëtorët e një biznesi në Greqi, qëllon...

E shqetësonte zhurma, shqiptari terrorizon punëtorët e një biznesi në Greqi, qëllon me armë në drejtim të tyre

221
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodh në Selanik ku një grup personash,mes tyre një shqiptar u futën në një biznes dhe qëlluan me armë në ajër.

Sipas informacioneve nga mediat greke, grupi, i përbërë nga një burrë me origjinë shqiptare dhe romë, hynë në një biznes të riciklimit të metaleve në Autostradën e Vjetër Kombëtare Selanik-Kilkis dhe sulmuan tre punëtorë pasi dyshohet se i shqetësonte zhurma nga makineritë që operojnë në zonë.

Më pas autorët kanë hipur në makinat e tyre për t’u larguar, megjithatë 34-vjeçari me origjinë shqiptare është kthyer pak më vonë me një makinë, ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me dy të shtëna në drejtim të punëtorëve, duke mos shkaktuar të lënduar. Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë në banesën e shqiptarit, 34-vjeç janë gjetur arsenal armësh. Ndaj tij rëndon akuza,  vrasjeje e mbetur në tentativë dhe plagosje.

S'KA KOMENTE