Burri plagos bashkeshorten dhe djalin, hap zjarr ndaj policisë , mbërrin RENEA

Burri plagos bashkeshorten dhe djalin, hap zjarr ndaj policisë , mbërrin RENEA

461
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku shtetasi R. M., 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

S'KA KOMENTE