Blegtoret e Povelces pakenaqesi per skemat e subvencionit qe nisin ne 20...

Blegtoret e Povelces pakenaqesi per skemat e subvencionit qe nisin ne 20 mars

80
SHPËRNDAJE

Data 20 mars shenon fillimin e aplikimeve per perfitimin e subvencioneve ne bujqesi e blegtori, por blegtoret e Povelces  ne Fier shprehen sa vleresues dhe po aq mosbesues nga perfitimi i kesaj skeme. Ata kane shprehur pakenaqesi nga subvencionet e pamjaftueshme qe kane perfituar gjate viteve te meparshme ata pohojne njezeri se sektori i blegtorise eshte drejt shkaterrimit. 

Sipas tyre kjo situate ka bere qe numri i krereve te reduktohet nga viti ne vit dhe arsyet lidhen me kostot e larta , mungesen e subvencioneve dhe cmimet e paperballueshme te bazes ushqimore. Blegtoret kane deklaruar se kjo eshte nje zone me tradite ne blegtori, vecanerisht ne te imtat , por tashme mbareshtimi ne mase po braktiset. 

Ata kane pohuar gjithashtu se ashtu si shume biznese bujqesore , fitimet e blegtoreve jane nen presionin e kostove dhe pjesa me e madhe e tyre po rezultojne me humbje. Perballe kesaj situate ata pohojne se nese kete vit nuk do te perfitojne nga subvencionet atehere blegtoria ne kete zone do te shkaterrohet perfundimisht. Ndersa persa i perket siperfaqeve te tokave bujqesore kane pohuar se i kane shitur .

S'KA KOMENTE