Atentat 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, plagoset edhe e reja greke

Atentat 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, plagoset edhe e reja greke

214
SHPËRNDAJE
Greqi

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi”, mbrëmë pas orës 20.00, jashtë shkollës së Panormou në Athinë.

Policia greke është njoftuar për të shtënat me armë dhe më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Më pas janë njoftuar nga spitali për dy të plagosur, bëhej fjalë për një 20-vjeçare greke dhe një 32-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas vajzës, të dy nuk njihen me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes, pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur janë goditur.

Në vendngjarje, policia deri më tani nuk ka gjetur gëzhoja. 32-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale droge dhe ka qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

S'KA KOMENTE