Aksident i trefishtë në Berat,nga përplasja e mjeteve plagoset nje kalimtare

Aksident i trefishtë në Berat,nga përplasja e mjeteve plagoset nje kalimtare

181
SHPËRNDAJE

Aksident i trefishtë në Berat,mjetet përplaesen njëra pas tjetrës në trafik,mjeti i fundit godet edhe kalimaren.Aksidenti mes dy urave,bllokohet për rreth 30 minuta qarkullimi.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat,në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës.Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas kanë plagosur një kalimatre që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Ka qënë mjeti tip Benz me targa AA 968 CA i cili ka humbur kontrrollin dhe ka goditur nga pas mjetin me targa AA 231 DC dhe më pas ky i fundit ka goditur një 68-vjeçare.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të plagosur,68-vjeçarja ka pësuar vetëm lëndime si pasojë e rënies në asfalt prej përplasjes dhe pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.Si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimi në të vetmin aks hyrës e dalës në qytet dhe policia po punon për normalizimin e situatës.

S'KA KOMENTE