Rusia i druhet luftës civile, evakuohen ndërtesat publike në Moskë

Rusia i druhet luftës civile, evakuohen ndërtesat publike në Moskë

106
SHPËRNDAJE

Autoritetet ruse janë në gatishmëri, nga frika e luftës civile , edhe pse Moska përpiqet t’i tregojë Perëndimit se është në kontroll të plotë të situatës.

Më herët gjatë ditës së sotme, videot në mediat sociale treguan autoritetet duke kërkuar nga qytetarët që të evakuojnë ndërtesat publike për arsye sigurie. Konkretisht, informacionet thonë se bëhet fjalë për Muzeun Pushkin, Galeria Tretyakov, Muzeu i Kulturës, qendra tregtare Mega Belaya Dacha dhe qendra tregtare Kvartal.

Në të njëjtën kohë, mercenarët e Wagner pretendojnë se po “ecin” dhe po i afrohen Moskës, ndërsa kërcënojnë se do të rrëzojnë Vladimir Putinin.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.

Mercenarët e Wagnerit raportohet se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.

Sakaq qytetarët rusë janë duke blerë bileta avioni për t’u larguar nga vendi, shkruan gazeta ruse, Kommersant. Sipas saj, çmimet e biletave për nisje nga Moska drejt vendeve fqinje, si Turqia, janë pesëfishuar më 24 qershor.

Situata është e ngjashme edhe me fluturimet që nisen më 25 qershor. REL

S'KA KOMENTE