Njoftimi i NASA-s: Alienët ekzistojnë, mund të jetojnë në planete të tjerë

Njoftimi i NASA-s: Alienët ekzistojnë, mund të jetojnë në planete të tjerë

136
SHPËRNDAJE

Ne kemi qenë prej kohësh të magjepsur nga ideja e jetës jashtëtokësore.

Të dhënat më të hershme të shkruara që paraqesin idenë e “alienëve” shihet në veprën satirike të shkrimtarit asirian Lucian të Samosatas, që daton që në vitet 200 pas Krishtit. Në një roman, Lucian shkruan për një udhëtim në Hënë dhe jetën e çuditshme që ai imagjinon të jetojë atje, nga shkaba me tre koka, deri te pleshtat e madhësisë së elefantit. Tani, rreth 2000 vjet më vonë, ne jemi ende duke shkruar histori të aventurave epike përtej Tokës, ku njerëzit ndeshen me qenie jashtëtokësore. Histori të tilla sigurisht që na argëtojnë, duke frymëzuar një komunitet të madh shkencor, që heton në mënyrë metodike ekzistencën e jetës në planetë të tjerë dhe së fundmi ka arritur në përfundimin se jeta aliene me të vërtetë nuk do të ketë shumë ngjashmëri me natyrën njerëzore.

Administratori i NASA-s Bill Nelson tha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, se ai beson se mund të ketë alienë, që jetojnë në një planet tjetër si i yni.

Nelson pranoi se me miliarda yje në miliarda galaktika atje, një Tokë tjetër mund të ekzistojë.

“Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha drejtori i NSA dhe ish-astronauti Bill Nelson.

Në raportin prej 33 faqesh të studimit, një ekip i pavarur i porositur nga NASA, i kërkoi agjencisë hapësinore amerikane të rrisë përpjekjet e saj për të mbledhur informacion mbi UFO-t dhe për të ndihmuar Pentagonin në zbulimin e tyre.

Paneli prej 16 anëtarësh vuri në dukje se teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinerive janë thelbësore për identifikimin e dukurive të rralla.

NASA tani po emëron një drejtor të kërkimit UAP (Fenomene Anomali të Paidentifikuara), për të drejtuar një projekt të ri që shqyrton të dhënat dhe heton praninë e alienëve në tokë. Shpresohet se përfshirja e NASA-s do të ndihmojë në uljen e stigmës rreth UAP-ve.

“Ne duam ta zhvendosim bisedën rreth UAP-ve nga sensacionalizmi në shkencë”, tha zoti Nelson.

Ai premtoi një qasje të hapur dhe transparente. Kur u pyet nga gazetarët nëse SHBA-ja ose qeveritë e tjera po fshehin alienë ose anije kozmike të botës tjetër, Nelson u përgjigj: Më trego provat.

NASA ka thënë se nuk kërkon në mënyrë aktive për pamje të pashpjegueshme. Por ajo ka një flotë anijesh kozmike që rrotullohen rreth tokës që mund të ndihmojnë në përcaktimin, për shembull, nëse moti qëndron pas një objekti apo ngjarjeje të çuditshme.

NASA i përkufizon UAP-të si vëzhgime në qiell ose gjetkë që nuk mund të identifikohen lehtë ose të shpjegohen shkencërisht.

Studimi u nis një vit më parë dhe kushtoi rreth 100,000 dollarë (80,500 £).

S'KA KOMENTE