Të dënuarit që ruajnë kriminelët/ Prokuroria mbyll hetimet për punësimin e 153...

Të dënuarit që ruajnë kriminelët/ Prokuroria mbyll hetimet për punësimin e 153 punonjësve me precedent

1903
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme është institucioni që  kontrollon shtetasit nëse kanë qenë apo jo ndonjëherë të dënuar për çdo rast kur aplikohet për një vend pune për të cilin lëshohet certifikatë e gjendjes gjyqësore.

Por ky verifikim nuk u krye siç duhet për shumë punonjës që u rekrutuan gjatë vitit 2017.

Shkelja e kryer pesë vjet më parë u hetua me iniciativë të shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve që zbuloi se si shtetasi A. H. punoi si polic në burgje, dhe kartela e tij e lëshuar nga burgjet e vërtetonte diçka të tillë ndonëse ai ishte shpallur fajtor në 2015 dhe ishte dënuar me 6 muaj burg të konvertuar në punë publike

Gjatë hetimeve për këtë çështje Prokuroria e Tiranës mori në pyetje në cilësinë e deklaruesve  tre ish drejtorët e përgjithshëm të burgjeve Stefan Cipa, Arben Cuko dhe Agim Ismaili që kanë deklaruar procedurën e ndjekur për këtë rast.

Kjo çështje e hetuar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës nisi mbas një urdhri të ish drejtorit të përgjithshëm ë burgjeve Arben Cuko për verifikimin e kartelës së  3992 punonjësve në burgje, nga të cilët rezultuan të dënuar 153  punonjës të policisë së burgjeve.

Por pasi ka hetuar zyrtarët e burimeve njerëzore në burgje , prokuroria e Tiranës deklaron se  Leonard Qyra, Kamber Hoxha dhe Ilir Kojani nuk e kanë shpërdoruar detyrën mbasi ata thjesht kanë komunikuar certifikatat gjyqësore dhe nuk është përgjegjësi e këtij departamenti që konvertimi nga burg në punë publike nuk shënohet si dënim.

Në vendimin e pushimit prokuroria thotë se nuk gjeti prova dhe nuk ekziston vepër penale.

Si arsyetim tjetër të mbylljes së hetimeve prokuroria përdor faktin që secili nga të dyshuarit u procedua me masë disiplinore. Megjithatë kontrolli  i policisë së burgjeve në kohën e Arben Cukos shkaktoi zhurmë sa i takon mënyrës se si ishin rekrutuar ata.T/CH

S'KA KOMENTE