Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, procedohen 3 drejtues mjetesh

Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, procedohen 3 drejtues mjetesh

114
SHPËRNDAJE

Njoftimi i policisë

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 3 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

S'KA KOMENTE