Braçe kritika të forta qeverisë

Braçe kritika të forta qeverisë

51
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka bërë një reagim lidhur me  rastin e aktorit Genc Fuga, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente në një spital privat pas një ishemie cerebrale.

Në një reagim në Facebook, Braçe shprehet se nuk është gabim dhe as krim  që shërbime shëndetësore t’i ofrojë privati, por sipas tij keq është kur kjo mundësi kthehet në monopol.

Sipas Braçes, shkelje ligji është abuzimi “nga kjo pozitë-monopoli, me çmimet e këtyre shërbimeve. Krim kthehet kur abuzimi sjell një çmim krejt të pajustifikuar por mundësuar nga monopoli, kushtëzuar me parapagim të shërbimit kur më e para është jeta, jo paraja”.

Më tej ai thotë se një ditë më parë dëgjoi se qeveria vendosi të paguajë faturën “e monopolit, për Genc Fugen, që mbulon shpenzimet e një njeriu në urgjencë mjekësore për jetën”. Braçe thotë se kjo është detyra e qeverisë, por shtron pyetjen nëse kaq mjafton.

“Unë them jo. E para, duhet modernizuar shuuumë më shpejt sektori publik; mirëfinancuar me para që gjithnjë mungojnë-por jo për te paguar Monopolin; E dyta, duhet luftuar monopoli dhe abuzimi me këtë pozitë në një sektor jetik; paguaj ose vdis është far west, jo spital, qoftë edhe privat”, thotë deputeti socialist.

Postimi i Braçes:

E shihni që ka edhe “monopol të mirë”?! Ky është qendrimi në media: Merruni me shtetin, lëreni monopolin, ka punën e tij.

Qe ne kete vend ka “monopole të mira”, kete na i kane mesuar autoritete ne detyre per t’i luftuar por qe shiten per nje rryshfet, institucione qe zgjasin apo replikojne modele te tilla monopoli; nuk eshte e re kjo;

Por qershia mbi tortë është media që duhet të jetë e pavarur, por që bëhet “mute” përballë një monopoli që paguan reklama apo të vë puron në gojë!

Sot lexova se monopoli ne tregun e sherbimeve private spitalore, ekzaminimeve dhe nderhyrjeve, qenka i mirë! Natyrisht që ky lloj klientelizmi është i neveritshëm.

Po e ripostoj fjalen ne Komisionin e Ekonomise me kerkesen per Autoritetin e Konkurrencës, per te qene i qarte:

Nuk është as gabim e as krim, që shërbime shëndetësore t’i ofrojë privati. Keq është kur kjo mundësi kthehet në monopol. Shkelje ligji është abuzimi nga kjo pozitë-monopoli, me çmimet e këtyre shërbimeve.

Krim kthehet kur abuzimi sjell një çmim krejt të pajustifikuar por mundësuar nga monopoli, kushtëzuar me parapagim të shërbimit kur më e para është jeta, jo paraja.

E gjitha kjo ne nje treg qe sipas “deklarimeve te veta”-imagjinoni ato reale, po i kalon 300 milion ne vit, eshte shume, po shume fare!

Nderkohe, dje degjova se Qeveria vendosi te paguajë faturen e monopolit, per Genc Fugen; qe mbulon shpenzimet e nje njeriu ne urgjence mjekesore për jetën, eshte detyre e saj; por a mjafton?

Une them jo;

E para, duhet modernizuar shuuume me shpejt sektori publik; mirefinancuar me para qe gjithnje mungojne-por jo per te paguar Monopolin;

E dyta, duhet luftuar monopoli dhe abuzimi me kete pozite ne nje sektor jetik; paguaj ose vdis është far west, jo spital, qoftë edhe privat.

S'KA KOMENTE