19-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira

19-vjeçari gjendet i vdekur në banesën ku jetonte me qira

1571
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira në një nga lagjet kryesore të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit.19-vjeçari ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.

Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë.

Mësohet se 19-vjeçari ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut. Ndërkohë mësohet se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.

S'KA KOMENTE