27-vjeçarja u zhduk pa lënë gjurmë në ishullin grek, familja e bindur...

27-vjeçarja u zhduk pa lënë gjurmë në ishullin grek, familja e bindur se është rrëmbyer

1101
SHPËRNDAJE

27-vjeçarja u zhduk pa lënë gjurmë në ishullin grek, familja e bindur se është rrëmbyer

27-vjeçarja, Anastasia Rubinska e cila u raportua si e zhdukur në ishullin Kos në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer. Ajo punonte në restorantin e një hoteli.

Nëna e saj besoj se vajza është rrëmbyer dhe për ngjarjen është arrestuar si i dyshuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi.

Gjurmët e Anastasias kanë humbur që nga e hëna e 12 qershorit. Vajza kishte kontakte të rregullta me familjen e saj. Të dielën në mbrëmje ajo foli me nënën e saj në telefon. Ky ishte edhe komunikimi i tyre i fundit. Që nga e hëna, telefoni i 27-vjeçares është joaktiv.

Sipas provave paraprake, shtetasi nga Bangladeshi dyshohet se ka përfituar nga gjendja e dehur e të resë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka rrëmbyer.

Ai ka treguar para autoriteteve se ka kryer marrëdhënie seksuale me Anastasian brenda dëshirës së saj dhe më pas e ka lënë në një ambient të jashtëm pranë shtëpisë së tij dhe është larguar.

Mirëpo, siç rezultoi, pas një hetimi të Policisë, në pikën e treguar nga bangladeshasi nuk u gjet asnjë gjurmë e vajzës , ndërkohë që as kamerat që ndodheshin aty nuk kishin asnjë lëvizje.

Sakaq, partneri i vajzës i cili ishte në dijeni që e dashura e tij ishte në gjendje të dehur i ka gjurmuar telefonin dhe nga momenti që ai kishte komunikuar me atë, brenda pak minutash vendndodhja kishte ndryshuar.

S'KA KOMENTE