Zjarri vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen e dy vatrave aktive
Flakët që përfshinë zonën e Krujës janë vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje, ndërsa aktualisht nuk raportohet më rrezik për banesat.
Në terren vijon puna për shuarjen e dy vatrave që mbeten aktive në Barabit dhe Abazë. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e tyre dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.
Gjatë operacionit, forcat në terren ndërhynë në disa zona të prekura nga zjarri, përfshirë Panahorin, Greshicën, Drenien dhe Vloshtin.
Pas përfundimit të operacionit, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka pasur banorë të dëmtuar, ndërsa nga zjarri është shkrumbuar vetëm një magazinë.
Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë, ndërsa ndërhyrja do të vazhdojë deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive.










