Zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze”

Situatë alarmante është krijuar në qytetin e Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe bimësia e tharë, po afrohen rrezikshëm pranë banesave.

Përballë situatës së krijuar, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen në zona më të sigurta.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera të banuara.